Arjan Çani “hap barkun”, ja çfarë thotë për rrogën e tij

Mediale Vip

Arjan Çani “hap barkun”, ja çfarë thotë për rrogën e tij

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 06:13
Arjan Çani me Roza Latin

Mbrëmjen e djeshme Arjan Çani ka qenë i ftuar në emisionin  “Why Not” në “Ora News”, ku ka folur gjatë për karrierën e tij por edhe për detajenga jeta e tij private.

Ndër të tjera ai ka treguar se ka një rroga shumë të lartë, por nuk ka pranuar që të japë një shifër.

“Është e lartë, nuk do preferoja ta thoja shifrën por është një rrogë shumë e mirë. Është emision komercial i cili ka çmime shumë të mëdha dhekam shumë sponsora. Nuk dua ta them, jo për sekret, por nuk ka ndonjë rëndësi. Se unë do ta bëja po njësoj edhe po mos të kisha lekët,” ushpreh ai.

Ariani tregoi se në fillimet e tij nuk ka bërë asgjë për para duke shtuar se nuk është natyrë materialiste dhe për të është e rëndësishmeqë diçka të dalë mirë dhe e ka pasion dhe se paratë janë vetëm për të plotësuar disa dëshira në fund të ditës.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat