Zyrtarisht dasmë në oborrin mbretëror, Harry dhe Meghan vendosin për pranverën

Mediale Vip

Zyrtarisht dasmë në oborrin mbretëror, Harry dhe Meghan vendosin për pranverën

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 16:36
Princi Harry dhe Meghan Markle

Një martesë mbretërore është caktuar për pranverën e ardhshme. Princi Harry dhe Meghan Markle janë fejuar dhe pritet të martohen në pranverë të vitit 2018, njoftoi sot Pallati Kensington përmes babait të Harry, Princi Çarls. Çifti u fejua në Londër në fillim të këtij muaji, pasi u takuan në verën e vitit 2016 nëpërmjet miqve të përbashkët.

“Lartësia e tij mbretërore Princi i Uellsit është i kënaqur që njofton fejesën e princit Harry me znj. Meghan Markle. Princi Harry ka njoftuar Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të ngushtë të familjes së tij. Princi Harry gjithashtu ka kërkuar dhe marrë bekimin e prindërve të zonjës Markle”, thuhej në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat