Dua Lipa arrin pesë milionë ndjekës, falënderon të gjithë me buzëqeshje interesante

Mediale Vip

Dua Lipa arrin pesë milionë ndjekës, falënderon të gjithë me buzëqeshje interesante

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 20:23
Dua Lipa

Dua Lipa ka festuar një të arritur interesante për rrjetet sociale.

Ajo ka arritur që të bëjë plot pesë milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Bukuroshja nga Prishtina u shndërrua në sensacion në vitin 2017, e kjo ka ndikuar që ajo të arrijë miliona ndjekës.

Këngëtarja i falënderoi të gjithë me një buzëqeshje interesante në prapaskenë të një fotosesioni.

Dua këtë vit shijoi sukses të jashtëzakonshëm në të gjitha sferat.

Ajo lansoi hitin e madh “New Rules”, një projekt që po shkon drejt miliardit të parë të klikueshmërisë.

Ndërkaq edhe në jetën private Dua është e lumtur me të dashurin e saj Paul Klein. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat