Princi Harry tregon si i propozoi për martesë Meghan dhe si i tha ‘PO’ ajo

Mediale Vip

Princi Harry tregon si i propozoi për martesë Meghan dhe si i tha ‘PO’ ajo

Nga: Bota sot Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 21:01
Prince Harry dhe Meghan Markle

Sot Princ Harry dhe aktorja Meghan Markle janë fejuar dhe kanë vendosur që në pranverë të martohen.

Pasi u paraqitën para gazetarëve për të treguar unazat, dyshja kanë dhënë intervistën e parë si të fejuar.

Meghan Markle tregoi se si Princi i kishte propozuar në gjunjë asaj, derisa po përgatisnin një darkë bashkë dhe se ajo i kishte thënë po atij, përcjell Bota sot.

36 vjeçarja tha se nuk e kishte pritur princin që të përfundonte gjithë fjalinë, për t’i thënë ‘PO’ atij.

“Unë rashë në dashuri me Meghan shumë shpejt. Gjithçka ishte perfekte. Ishte kjo femër e bukur e cila hyri në jetën time dhe unë në jetën e saj”, tha Princ Harry./BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat