Çka thoshte Selena për dashurinë sa ishte me The Weekend

Mediale Vip

Çka thoshte Selena për dashurinë sa ishte me The Weekend

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 10:19
Selena Gomez dhe The Weeknd

Selena Gomez u bë e famshme për sa i përket jetës së saj private pas lidhjes më këngëtarin e njohur Justin Bieber, me të cilin u ndanë e u bashkuan disa herë.

Pasj gjithë kësaj Selena ishte për një kohë në lidhje me këngëtarin The Weekend, e që dukeshin një çift mjaft i lumtur.

Megjithatë këngëtarja së fundmi i është rikthyer dashurisë së vjetër, duke u bashkuar përsëri me Bieber.

E sa ishte me The Weekend Selena pati dhënë disa këshilla për dashurinë, që siq duket kanë funksionuar për të, edhe pse me një tjetër.

Secili meriton një shans të dytë
“Unë besoj në një mundësi të dytë, por jo në të tretën apo të katërtën”

Humori është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie
“Unë dua dikë që të më bëjë të qesh me të madhe”

Një marrëdhënie e vërtetë nuk ka nevojë për pushim
“Nuk më pëlqen pushimi në një marrëdhënie. Ose je me mua, ose nuk je. Kështu jam unë.”

Askush nuk e sheh dashurinë të vijë
“Unë mendoj se dashuria është e verbër. Ti nuk e sheh. Nuk dëgjon se çfarë të thonë njerëzit apo çfarë po të thonë ty, as nuk e sheh se çfarë je duke bërë, Gjithçka që sheh është njeriu përballë teje. Kaq është.”

Kape momentin
“Sa më shumë rritem, aq më shumë kuptoj se duhet t’i kap të gjitha rastet që më vijnë. Ndoshta jam lënduar duke mos takuar njerëzit e duhur, por nuk e kam ditur derisa i provoja.”

Dashuria të mbush
“Derisa bie në dashuri, e kupton që paske qenë i paplotësuar”

Sinqeriteti është gjëja më e rëndësishme
“Duhet të jesh i sinqertë kur je në dashuri. Duhet të jesh i ndershëm dhe i hapur. Ky është çelësi.”

Duhet të besosh në dashuri
“Unë jam e dashuruar me dashurinë dhe besoj shumë te martesa, por nuk është në radarët e mi për momentin. Jam duke shpenzuar energjinë për lidhjen”

Zgjidh personin e duhur për t’i falur zemrën
“Më thuaj me kë rri, të të them se cili je. Unë e di se kjo është klishe, por është e vërtetë.”

Dashuria do të vijë – “Nuk jam tipi që të dal dhe të gjuaj dikë. Nuk jam e mirë për këtë gjë. Besoj se dashuria të gjen.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat