Pranvera me Lorik Canën, emocionohet për një arsye!

Mediale Vip

Pranvera me Lorik Canën, emocionohet për një arsye!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 11:27
Pranvera e Lorik Cana

Kapiteni Legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka qenë në një ceremoni të ndarjeve të çmimeve Fides, nga Forumi për Inciativën Qytetare, ku u mbajt në hotel “Emerald”. Piktorja e njohur Pranvera Sylejmani, ndryshe e bija e Dëshmorit të Lirisë, Gurselit, për një moment u ndie e emocionuar, kur takoi ish futbollistin Cana, njeriun që me 14 tetor të vitit 2014, kishte rrahur bishën serbe të maskuar midis fushës së stadiumit të Partizanit, në ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Euro 2016, të cilën në tavolinë e fituan shqiptarët me 3:0 me vendim të CAS-it.  

Pranvera është kryetare e Shoqatës së Artisteve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj, po ashtu drejtor Artistik në “Mural Fest” dhe nënkryetare e Asociacionit te Artistëve Vizuel të Kosovës. “Emocion i veçantë”, shkruan Pranvera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat