Emili Sande në Tiranë, me mijëra në shesh për ta ndjekur

Mediale Vip

Emili Sande në Tiranë, me mijëra në shesh për ta ndjekur

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 11:55
Emili Sande në Tiranë

Një Yll erdhi nga Britania e Madhe për të ndriçuar “Natën e Bardhë” në kryeqytet. Në këtë 29 Nëntor këngëtarja e madhe e ndezi sheshin Skënderbej me zërin e saj të magjishëm dhe disa prej hiteve të saj më të mëdha.

“Free”, “My kind of love”, apo “Hurts”, u kënduan nga të pranishmit bashkë me të. Një atmosferë e zjarrtë në “Natën e Bardhë”, që bëri diferencën nga kalibri i një këngëtare të tillë.

Emili Sande vjen kështu në “Natën e Bardhë” pas traditash të emrave të mëdhenj ndërkombëtare si Jessie J, John Neëman, Giusy Ferreri etj.

Emili Sande ndër të tjera uroi edhe festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Madje edhe përshëndeti disa herë në gjuhën tonë.

E renditur në majën e klasifikimeve në Mbretërinë e Bashkuar, artistja skoceze kulmoi kështu festimet e natës së bardhë.

Më herët koncerti u çel nga artistët Alban Ramosaj, Kamela Islamaj, Ad Disha dj dhe Lorenc Hasmrama, nën moderimin e Dojna Mema.

Udhëtimin e saj në Tiranë Ylli Sande e pasqyroi edhe në Instagram nëpërmjet fotove, videove apo përshëndetjeve, duke mos ngurruar të shprehë ngazëllimin që ka qenë pjesëmarrëse në Shqipëri, e kjo u duk edhe në njëhësimin e publikun e këtushëm.

Nata e bardhë, përveç kulmimit me këtë koncert ka mbajtur hapur pothuaj të gjitha institucionet e artit në Tiranë, ku publiku ka pasur mundësinë ti vizitojë nëpërmjet hyrjes së lirë.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat