Kylie Minogue entuziazmon fansat me këtë fotografi

Mediale Vip

Kylie Minogue entuziazmon fansat me këtë fotografi

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 13:12
Kylie Minogue

Kylie Minogue ka publikuar fotografinë me Jason Donovan të vjetër 29-vjeç dhe me këtë ka entuziazmuar adhuruesit e shumtë.

Këngëtarja e famshme në llogarinë e saj në Instagram publikoi një foto nga rinia me këngëtarin Donovan.

Në fakt, Kylie dhe Jason para 29 vjetësh incizuan duetin për hitin e madh "Especially for you". 

Kënga u bë hit me vite dhe nuk u harrua as në ditët e sotme.

Fansat janë shprehur të entuziazmuar me publikimin e fotos, e cila shumicës iu riktheu kujtimet e rinisë.

“Këngë e shkëlqyeshme, ishte hit. Jam rritur me këtë këngë”, “Më kujtohet sikur të ishte dje”, “Kënga ime më e preferuar e dashurisë, atëherë kisha 18 vjeç”, ishin disa nga komentet nën fotografi.

Sot të dy ata kanë 49-vjeç, Kylie është këngëtare e suksesshme dhe Jason është këngëtar dhe aktor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat