Faton Shoshi flet për lidhjen me Era Istrefin: Ja si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Faton Shoshi flet për lidhjen me Era Istrefin: Ja si qëndron e vërteta

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 15:39
Era Istrefi dhe Faton Shoshi

“Kontrata e Erës me Fatonin ka mbaruar” ishte një deklaratë e papritur që kunati i saj, Robert Berisha, dha për “Arbëresh.info” pak ditë më parë. Kjo erdhi si e papritur për fansat e këngëtares së hit-it “Bonbon”, e cila për hir të së vërtetës mori famë në sajë të menaxhimit të shkëlqyer të Fatonit. Ky lajm vjen pasi Era publikoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës klipin e shumëpritur “No I love yous” me reperin e famshëm 32-vjeçar, French Montana.

Në rrjetin e tij Instagram, menaxheri më i suksesshëm i Kosovës ka lançuar këtë projekt të Erës, duke qenë se ai ka punuar në Los Angeles për realizimin e projektit shumë të shtrenjtë, dhe që u ka marrë shumë kohë. I pyetur nga gazeta “Panorama” rreth marrëdhënies së tij aktuale me Erën, ai përgjigjet: “Nuk është asgjë e vërtetë, nuk kam probleme me Erën”, duke lënë të kuptohet se do të ketë zhvillime të reja në të ardhmen. Nuk dihet se me çfarë projekti po merret Era aktualisht pas klipit të fundit.

Për realizimin e projektit amerikan, këngëtarja nga Kosova bashkë me menaxherin e saj Fatonin u vendosën në SHBA, në mënyrë që të ndiqnin me përpikëri të gjithë fazat e realizimit të projektit nga studioja muzikore, e deri te xhirimet e skenave.

Vargjet e dashurisë së “No I love yous” i kishte shkruar vetë këngëtarja e muzikës pop, e cila tashmë ka arritur famë ndërkombëtare. Shumë data u përfolën për këtë bashkëpunim që u tha se do të ishte “bileta” e këngëtares Era Istrefi për t’i siguruar vëmendjen e të gjitha mediave botërore. Sipas producentëve të bashkëpunimit, kjo është kënga ritmike që të gjithë kanë nevojë, me të cilën publiku do kërcejë dhe do e dëgjojë në club-e nate.

Ky bashkëpunim vjen disa muaj pasi Era Istrefi publikoi klipin e këngës “Redrum”, projekti që pasoi superhitin “BonBon”, që e katapultoi shqiptaren në tregun ndërkombëtar.

Nga ajo kohë, Istrefi ka qenë mjaft aktive me koncerte, e ftuar në emisione ndërkombëtare apo e intervistuar nga media prestigjioze në botë, por asnjë këngë të re nuk publikoi. Së fundi ajo bëri të ditur se ishte duke punuar për projektin e ri me reperin amerikan French Montana, i cili numëron disa hit-e në karrierën e tij, mes të cilave “All the way up”, “Unforgattable”, “A lie”, etj. Era ishte shqiptarja plot stil që iu shtua bashkëpunimeve të tij të më- parshme me të huaj, mes të cilëve Chris Brown, Swae Lee, Drake, Stefflon Don, etj.

ERA ISTREFI&FATON SHOSHI, SHKËLQIMI I ÇIFTIT JO SI TË TJERËT

Dy vitet e fundit mund t’i konsiderojmë vite shkëlqimi për Era Istrefin dhe menaxherin e saj, Faton Shoshi. Edhe pse ata nuk folën ndonjëherë hapur për lidhjen e tyre, ishte pikërisht ideja e rafinuar e Fatonit, që marrëdhënien jashtë punës ta linin të nënkuptohej si të tillë. Kjo i bënte dhe të veçantë si çift, ndryshe nga të tjerët, duke qenë se personi që e mbështet në famën e saj ndërkombëtare është edhe njeriu i saj i zemrës. Lidhja e saj me Fatonin u bë publike para më shumë se një viti kur ata parakaluan si çift në tapetin e kuq të “Top Awards”, pasi Era Istrefi ishte triumfuesja e çmimeve të vitit. 22-vjeçarja nga Kosova bëri të vetat tri kupa në natën magjike të këngëtarëve të njohur që u organizua në Pallatin e Kongreseve qershorin e kaluar. Artistja tashmë me famë ndërkombëtare pas këngës së vitit që lamë pas “BonBon”, për hir të së vërtetës ka arritur shumë në muzikë edhe në sajë të drejtimit nga Fatoni, një menaxher dhe drejtues mediash me influencë në Kosovë. Për radion franceze “Causet sur NRJ”, ku edhe performoi për fansat e saj të shumtë vitin e kaluar, pyetjes së prezantuesit francez Sebastien “A ke të dashur?”, ajo iu përgjigj: “Po, jam në një lidhje dhe jam shumë e lumtur”. Ndërkohë kujtojmë se ishte Fatoni ai që bëri të mundur lidhjen e kontratës 1.5 milionë dollarë me “Sony” dhe “Ultramusic”, kontratë që i hapi dyert e karrierës Erës në tregun ndërkombëtar. Nuk dihet nëse pas deklaratës së kunatit muzikant të Erës, do të kemi ndonjë deklaratë nga vetë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat