Morena Taraku e shpreh dashurinë e madhe ndaj babait: Ty do të falja edhe vite nga vitet e mia

Mediale Vip

Morena Taraku e shpreh dashurinë e madhe ndaj babait: Ty do të falja edhe vite nga vitet e mia

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 16:29
Morena Taraku me babain

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku ka treguar gjithnjë nëpër intervista se është shumë e lidhur me familjarët e saj.

Ajo është rritur e vetme nga babai dhe vëllezërit e saj, kjo pasi nëna e saj ndërroi jetë shumë e re.

Megjithatë, bukuroshja nga Peja ka ruajtur një lidhje shumë të veçantë me babanë e saj, regjisorin e njohur Selami Taraku.

Shpesh në rrjetet sociale, Morena ka publikuar imazhe të ndryshme ku shfaqej nën shoqërinë e të atit, teksa kurrë nuk kanë munguar fjalët e sinqerta për të.

Së fundmi, ajo ka publikuar një tjetër fotografi me babanë e saj në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës shkruante se dashuria e saj për të është aq e madhe, sa do t’i falte edhe vitet e saj të jetës.

“Ty do të falja edhe vite nga vitet e mia…Babi” (sic.), ka shkruar Morena Taraku, në fotografinë me të atin e saj.

Ndryshe, këngëtarja dhe modelja e njohur ka bërë të ditur se brenda pak javësh do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor, në bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ PM. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat