Flet për herë të parë bashkëshortja e Leonard Bombaj: Isha 9 muajshe shtatzën kur mora lajmin e denoncimit

Mediale Vip

Flet për herë të parë bashkëshortja e Leonard Bombaj: Isha 9 muajshe shtatzën kur mora lajmin e denoncimit

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 17:57
Leonard Bombaj dhe bashkëshortja

Të gjithë i mbajnë mend akuzat që reperi Stresi, së bashku me Ajsi Xhaxhaj lëshuan kundër Leonard Bombaj. Krijuesi i “Siera Film” u denoncua për përdhunim nga ish nxënësja e tij, dhe kjo sigurisht nuk është kaluar edhe aq lehtë prej tij. Për herë të parë për këtë situatë ka folur bashkëshortja e tij Esmeralda, e ftuar në emisionin “Rudina”. Ajo është shprehur se kur e ka marrë lajmin për denoncimin e bashkëshortit, ishte 9 muajshe shtatzën, dhe se ka qenë një moment tejet i vështirë në jetën e saj.

Ajo shtoi tjetër se gjithmonë ka besuar te Bombaj, si edhe ka qenë mbështetja e tij në atë periudhë të vështirë.  Çifti Bombaj ka shtuar gjithashtu se dashamirësia e tyre  është keqpërdorur nga të tjerët dhe se ky ishte gabimi i tyre, mungesa e vigjilencës. Tashmë ata kanë rikthyer përsëri shkollën e aktrimit, ku siç edhe pohuan me njerëz të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat