Rike Roci zbulon dy arsyet se pse nuk do të shkojë në Botërorin Rusia 2018

Mediale Vip

Rike Roci zbulon dy arsyet se pse nuk do të shkojë në Botërorin Rusia 2018

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:51
Rike Roci

Bukuria, sensualiteti dhe njëkohësisht dashuria që ka për kombëtaren shqiptare ka bërë që ta meritojë titullin “tifozja më e mirë kuqezi”.

Po flasim për ish-banoren e Big Brother dhe aktualisht modelen seksi që jeton në Milano, Rike Roçi. Bukuroshja është një nga simpatizantet më të zjarrta të kuqezinjve dhe “axurrëve”.

Në “Euro 2016” pushtoi rrjetet sociale dhe portalet mediatike me prezencën e saj në Francë, ndërkohë që në Rusi do të mbështesë yllin e Brazilit, Neymar.

Në një intervistë për “Eduasportin”, Roçi ka pohuar se kësaj radhe nuk do të shkojë në botëror pasi që nuk ka motiv.

“Jo, jo, nuk kam asnjë motiv për të shkuar atje, pasi Shqipëria dhe Italia nuk luajnë”, tha Rikja.

Ajo më tutje ka pohuar se “Jam shumë e përqendruar te dieta edhe pse është shumë e vështirë për mua, por duhet të jem në formë për një set fotografik. Nga ana tjetër menaxhoj edhe sallonin tim të bukurisë, që kam hapur këtu në Itali”.

Kujtojmë se bukuroshja shqiptare është edhe tifoze e flaktë e skuadrës italiane të Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat