Habiten pasagjerët, në një udhëtim të thjeshtë u shfaqet legjenda e muzikës botërore, Madonna!

Mediale Vip

Habiten pasagjerët, në një udhëtim të thjeshtë u shfaqet legjenda e muzikës botërore, Madonna!

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 18:50
Këngëtarja Madonna

Këngëtarja Madonna di gjithnjë se si të befasojë njerëzit rreth saj.

Së fundmi, ajo ka arritur t’i habisë të gjithë me prezencën e saj në një aeroplan të udhëtarëve.

Në mesin e shumë pasagjerëve, rastësisht u gjend legjenda e popit, këngëtarja e shumë hiteve, Madonna.

I çuditshëm për të pranishmit mbeti fakti se si një divë e muzikës, ka treguar thjeshtësinë e saj, duke udhëtuar me një aeroplan të klasit ekonomik.

Përkundër moshës, ajo tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj me shumë stil.

E njëjta ishte veshur me një pallto të zezë me dizajn pepito të brendit “Burberry”, vlera e së cilës mendohet se shkon deri në 200 funte.

Ndërkohë, 39-vjeçarja mbante gjithashtu me vete edhe një valixhe të markës “Louis Viton”.

Madonna kishte vënë një kapele në kokë me tentativën për t’u fshehur, detaj I cili nuk I ka ecur mbarë, ngase ajo u vu re nga të gjithë. Pranë saj, ajo kishte edhe një asistente, dhe që të dyja kishin marrë ulëse shumë të lira në aeroplan që kushtojnë vetëm 42 funte, në vend të biletave të klasit biznes që kushtojnë 180 dollarë, ndonëse pasuria e këngëtares sipas të dhënave, thuhet të jetë rreth 600 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat