Baris Arduc: Ajo është e bukur, tërheqëse dhe ...

Mediale Vip

Baris Arduc: Ajo është e bukur, tërheqëse dhe ...

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 07:32
Baris Arduc

Baris Arduc, aktori i njohur i «Dashuri me Qira» ka qenë përsëri në vemëndjen e gazetarëve. Këtë herë, ata e kanë pyetur për të dashurën e tij, aktoren Gupse Ozay e cila ka shtuar afërsisht 10 kg vetëm për shkak të rolit të saj në filmin «Deliha».

"Gupse është e bukur, tëheqëse dhe seksi edhe në këto kushte. Unë e vlerësoj shumë punën që ajo bën dhe jam krenar për të." - u shpreh Baris.

Edhe vet Gupse, bëri një deklaratë para disa ditësh në lidhje me transformimin e saj.

"Ai as që e ka vënë re ndryshimin tim në peshë. Mjafton të shiheni në sy dhe energjia mes nesh përcillet. Ai e respekton punën time dhe për këtë jam shumë e lumtur. Edhe atij i është dashur të marrë apo të heqë disa kilogramë për shkak të profesionit" - ka thënë Ozay.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat