Ryan uron ditëlindjen e vëllait në mënyrë qesharake

Mediale Vip

Ryan uron ditëlindjen e vëllait në mënyrë qesharake

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 09:43
Ryan Reynolds

Ryan Reynolds i ka uruar vëllait të tij të madh ditëlindjen më një fotografi të lezetshme nga e kaluara!

Aktori 41-vjeçar në Instagram e ka ndarë me fansat një fotografi të tyre si fëmijë dhe e ka plotësuar më një shkrim: “Mund të kem tre vëllezër të mëdhenj, por vetëm një Jeff. Ti ishe shoku im i parë që unë kam pasur”.

Po ashtu, përveç kësaj ai shtoi edhe një shaka: “Nëse do të ndodhte ndonjë shpërthim zjarri dhe të më duhej të zgjidhja ndërmjet një anëtari të familjes për ta shpëtuar, padyshim se do të ishte vetja ime. Por nëse do të kisha kohë të shpëtoja edhe një më shumë… dhe të dija se do të ishte jo e rrezikshme të hyja sërish në ndërtesën e përfshirë nga flakët, mund të jesh plotësisht i sigurt që do ta telefonoja shërbimin e zjarrfikësve. Ata janë ekspertë në këtë fushë dhe kanë veshje të sigurisë të cilësisë së lartë. Të mos e përmendim edhe përvojën në këto çështje. Të dua. Urime ditëlindja”.

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat