Yllka Kuqi rrëfen sekretin e dashurisë 17 vjeçare

Mediale Vip

Yllka Kuqi rrëfen sekretin e dashurisë 17 vjeçare

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 12:15
Këngëtarja Yllka Kuqi

Këngëtarja Yllka Kuqi ka zbuluar detaje rreth marrëdhënies dhe dashurisë së saj 17 vjeçare me partnerin.

Në fillim, dashuria nisi me letra, pastaj me mesazhe, me mail-e e deri sot, kur ata të dy janë si një person i vetëm:

“Nuk është si në fillim, kur akoma nuk je afruar shpirtërisht me partnerin. Me vitet, afrohesh aq shumë saqë ndihesh njësh me atë dhe për atë arsye, ndoshta nuk i dërgon mesazh, se e llogarit si pjesë tënden, e llogarit që gjithmonë është me ty. Por kjo nuk do të thotë që dashuria humb, zbehet…” – rrëfen Yllka duke shtuar se ajo dashurinë e mban gjithmonë të freskët.

E pyetur se çfarë mesazhi do i çontë ndërsa ishte në transmetim ajo tha: “A po dukna mirë loqkë?.

Këngëtarja Yllka Kuqi ishte e ftuar në Top show Magazine, për të promovuar klipin e saj të ri “Fale”, një këngë e cila i kushtohet dashurisë së dy partnerëve që kanë nevojë të falin.

“E kam falur zemrën dhe jam ok” – tha Yllka, duke theksuar se kënga ishte ajo përmes së cilës ajo dërgonte një mesazh ndjese.

Duke folur për kontekstin e këngës, ajo zbuloi më shumë rreth dashurisë së saj të gjatë, të cilën përpiqet ta ruajë gjithmonë të freskët, qoftë edhe ndryshuar ngjyrën e flokëve, siç tha ajo me humor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat