Yjet që u shndërruan në vrasës

Mediale Vip

Yjet që u shndërruan në vrasës

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 16:06
Michael Jace

Ndërsa në një moment ishin yje të preferuar, në anën tjetër ata përfunduan në një kronikë të zezë pasi me duart e tyre përgjithmonë i dhanë fund jetës së më të afërmve të tyre. Disa prej tyre kishin mbajtur të ngujuar viktimat e tyre edhe para se t'i vrisnin.

Kjo është lista e tyre.

Johnny Lewis

Johnny Lewis, një aktor i njohur për rolet e tij në 'Sons Of Aanarchy', 'The O.C.', por edhe për lidhjen e shkurtër me Katy Perry, vrau qiradhënësen e tij 81-vjeçare, pranë së cilës policia gjeti edhe macen e saj të mbytur. Dëshmitarët më vonë treguan se nga banesa e plakës kishin dëgjuar thirrje dhe vetë Lewis vdiq pasi dy njerëz e takuan atë përpara apartamentit të gruas. Në të nxehtit e betejës, Lewis u ngjit mbi çatinë e ndërtesës, por nuk dihet nëse u hodh qëllimisht ose aksidentalisht ra, duke humbur jetën në vend.

Lewis kishte pasur probleme me drogë për vite, dhe para se të vdiste, ishte në burg për sulm të armatosur.

Michael Jace

Aktori i njohur për rolin e policit “The Shield”, Michael Jace vrau gruan e tij Aprill para dy fëmijëve të tyre, tetë dhe katër vjeç. Ai është aktualisht në burg dhe po vuan dënimin 40-vjeçar. Kjo ngjarje e tmerrshme u zhvillua tre vjet më parë.

Sid Vicious

Sid Vicious, basist i grupit Sex Pistols, u akuzua për vrasjen e Nancy Spungen më 12 tetor 1978. Trupi i saj u gjet në dhomën numër 100 të hotel Chelsea. Sid u arrestua dhe u mbyll, por u lirua me kaucion. Tre muaj pas vdekjes së Nancy, Sid vdiq nga mbidoza. Megjithëse për policinë rasti ishte i pastër si loti - Sid vrau të dashur. Edhe sot e kësaj dite e vërteta kurrë nuk ka dalë në dritë, transmeton KosovaPress.

Phil Spector

Producenti dhe muzikanti Phil Spector është aktualisht në burg për vrasjen e aktores Lane Clarkson. Pasi kishte pirë disa gota, Phil humbi kontrollin dhe gjuajti Lana në shtëpinë e tij në Los Anxhelos pasi u argëtua në një klub nate.

Aaron Hernandez

Aaron Hernandez, ish-ylli i futbollit amerikan, u shpall fajtor për vrasjen e një shoku të Odin Lloydit në qershor 2013. Hernandez vrau Lloyd pranë shtëpisë së tij në Massachusetts, duke e qëlluar gjashtë herë. Për shkak të krimit, ai u dënua me burgim të përjetshëm, ku bëri vetëvrasje në prill të këtij viti.

Oscar Pistorius

Që nga shkurti i vitit 2013, temë e të gjitha mediave ishte nata tragjike në të cilën Oscar Pistorius, vrau të dashurën e tij, modelen Reeve Steenkamp. Teoria e tij ishte se Reeve kishte shkuar në tualet dhe se kishte dëgjuar një pëshpëritje dhe kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë hajn. Kur e kishte dëgjuar duke bërtitur, ai i kishte thënë Reeve të fshihej, dhe ajo e frikësuar ishte mbyllur. Pistorius u dënua me pesë vjet burg, por më vonë u vendos në arrest shtëpiak. Por sipas informacionit të fundit, Oscar ka marrë 13 vjet e 5 muaj për vrasjen e të dashurës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat