Dren Abazi me album të ri të quajtur “Mes Yjesh”

Mediale Vip

Dren Abazi me album të ri të quajtur “Mes Yjesh”

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 22:05
Dren Abazi

“Mes Yjesh” quhet albumi më i ri i Dren Abazit dhe grupit Zig Zag Orchestra.

Ky album shënon 10 vjetorin e fillimit të karrierës së këngëtarit Abazi prandaj promovimi i tij do bëhet në mënyrë të veçantë.

“Mes Yjesh” do të promovohet me një koncert ‘live’ që premton një eksperiencë magjike për publikun kryeqytetas.

Ky projekt gjigant përmbledh disa prej produksioneve më të mira të grupit, të publikuara viteve të fundit.

Koncerti dhe promovimi i albumit do të bëhen të enjten e 28 dhjetorit në ora 20:00 në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe është i hapur për gjithë publikun. Albumi vjen pas sukseseve që Dreni i kishte në skenat me të rëndësishme evropiane dhe në trojet shqiptare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat