“Burrin e gjuaja unë, ai s’ma varte”, aktorja shqiptare rrëfehet pa dorashka

Mediale Vip

“Burrin e gjuaja unë, ai s’ma varte”, aktorja shqiptare rrëfehet pa dorashka

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 00:38
Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj është një personazh shumë simpatik që nga aktore, sot drejton një emision të sajin, por edhe merr pjesë në një spektakël vallëzimi.

Personazhet e imituara prej saj kanë ngelur të fiksuara tek shqiptarët, ku spikat më shumë ai i Jozefina Topallit.

Rudina rrëfen pak më në thellësi për jetën dhe angazhimet e saj në emisionin “Chic” në News24.

Ajo ka rrëfyer disa detaje interesante në lidhje me jetën e saj dhe ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë mënyra se si ajo i drejtohet bashkëshortit.

Rudina tha:

Im shoq është inxhinier mekanik, ka një servis të vetin, aty ku e njoha unë se mu prish makina. Ai në fillim s’ma varte fare, e gjuaja unë. Mua më prishej pak si shpesh por ai e rregullonte shpejt. Aleksi s’ka lidhje fare por më ka kuptuar që në fillim. Unë kisha një periudhë pauze që Aleksi e shijoi shumë për të udhëtuar se vdes për udhëtime.
Ai shkrihet kur dëgjon diçka për mua, e thënë kjo në portale apo underground. Jo vetëm me ato që thuhen edhe ato të pathëna, Aleksi është ironizuesi kryesor. Është ai që më bën mua t’i marr gjërat me sportivitet.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat