Belen Rodriguez ankohet për videon porno te ministri! (+18)

Mediale Vip

Belen Rodriguez ankohet për videon porno te ministri! (+18)

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 06:17
Belen Rodriguez

Topmodelja e njohur në Itali, Belen Rodriguez, ka replikuar me ministrin e Drejtësisë, Andrea Orlando mbi një temë shumë delikate, atë të krimit informatik dhe të shkeljes së privatësisë.

Kanë qenë të ashpra fjalët e “showgirl”-it nga Argjentina, e cila ka përfunduar në qendër të një skandali vite më parë për shkak të një videoje porno të përfunduar në internet.

“I jam drejtuar policisë postale, por videoja është akoma në internet, pavarësisht se ka dalë gjashtë vjet më parë. Problemi është se nuk ka pasur asnjë rezultat pas kërkesës sime”, – ka thënë Rodriguez gjatë emisionit të famshëm “Maurizio Constanzo Show”.

Minisri ka thënë se ka miratuar një ligj të posaçëm që mbron viktimat që bien pre e materialeve në ueb, duke specifikuar ama se ligji nuk është retroaktiv. “Nëse ti regjistron në mënyrë klandestine dhe përdor një material pa dijeninë tënde, dënohesh deri në katër vjet, 6 vite më parë ligji nuk ekzistonte”.

Një përgjigje që nuk e ka bindur bukuroshen 33-vjeçare. “Unë tashmë jam një personazh i famshëm dhe pak rëndësi ka për mua një ligj, por ka vajza të tjera që nuk duan të kenë të bëjnë me ekspozimin mediatik dhe gjenden në situata të tilla dhe pastaj rezultatet janë këto, mendoj se duhet bërë diçka”.

Gjashtë vjet më parë, Rodriguez u filmua në një video “hard” (me dijeni të saj) me një personazh të famshëm në Argjentinë, e cila është e publikuar akoma në disa sajte pornografike botërore.

Image
Belen Rodriguez
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat