“Martohet” Demi Lovato

Mediale Vip

“Martohet” Demi Lovato

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 08:48
Pamje nga videoja

Demi Lovato është duke ecur me vello drejt altarit në videoklipin e këngës së saj “Tell Me You Love Me”

“Kjo këngë është një nga të preferuarat e mia dhe kjo është arsyeja se pse e titullova edhe albumin në bazë të saj. Nuk është se vetëm më pëlqen ta këndoj, por mendoj se kuptimi themelor i kësaj kënge është i rëndësishëm për njerëzit ta dinë. Në fund të ditës ju keni gjithçka që dëshironi duke qëndruar para jush. Dhe kjo është vetja juaj”, tha Demi për publikimin e këngës së fundit.

“Po ashtu edhe xhirimi i këtij videoklipi ishte argëtues! Kishim një kurorëzim me plot kuptimin e fjalës. Madje miqtë e mi të ngushtë ishin në rolin e shoqëruesve të nuses dhe dhëndrit. Lokacionet ishin absolutisht të bukura. Ishte perfekte dhe mezi prisja momentin që t’ua tregoja të gjithëve”, përfundoi këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat