Rihanna merr një koment epik nga Young Zerka

Mediale Vip

Rihanna merr një koment epik nga Young Zerka

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 08:39
Young Zerka

Kemi parë shumë komente nga shqiptarët që i kanë bërë Rihanna’s, kryesisht në rrjetin social Instagram.

Shumica prej tyre janë komplimente për dukjen e saj por edhe disa thjesht për të rënë në sy ndoshta nga të tjerët.

Por, një tjetër që ra në sy e cili është më ndryshe u bë nga Young Zerka.

Rihanna ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet me një pallto të gjatë e me ngjyra, e në mesin e mijëra komenteve, u pa edhe nga këngëtari shqiptar.

“Kështu, ti i kthen komentet vetëm atyre që e blejnë buzëkuqin tënd por kurrë atyre që e këndojnë një këngë vetëm për ty. Sidoqoftë më pëlqen pallto jote”, ka shkruar Zerka.

Kujtojmë që Zerka kishte një këngë me titull “Like Rihanna”, projekti i cili ka sot miliona klikime në youtube dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot.

S’i dihet, ndoshta i bie në sy Rihanna’s komenti i Zerkës…

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat