Cilën preferon Sam Smith, Kim apo Taylor?

Mediale Vip

Cilën preferon Sam Smith, Kim apo Taylor?

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 14:16
Sam Smith

Së fundmi duket që një mosmarrëveshje e kahmotshme në mes të Kim Kardashian dhe Taylor Swift ka nisur përsëri.

Krejt kjo pasi Kim postoi foto nga videoklipi i Kanye West, në të cilin shfaqet një vajzë si Swift e zhveshur.

E pikërisht për këtë ka folur edhe këngëtari Sam Smith, i cili ka lënë të kuptohet që ia mban anën Kimit.

“Me Taylor jam takuar disa herë, mirëpo nuk e njoh. Ndërsa Kim Kardashian mund të them që e njoh më mirë. Kështu që…… po” ka thënë Smith.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat