Gazetari e sheh videon e modeles si ‘të ulët’

Mediale Vip

Gazetari e sheh videon e modeles si ‘të ulët’

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 06:28
Emily Ratajkowski

Kujtdo që ka një llogari në Instagram nuk ka se si të mos i ketë rënë në sy, ashtu shkarazi, qoftë edhe një foto e vetme e Emily Ratajkowski-t. Ju thotë gjë kjo?

Po kjo?

Emily postoi një video në Instagram ku e shtrirë mbi tavolinë, hante, luante, lahej apo quajeni ç’të doni me makaronat. Ndonëse kishte nga ata që shkruanin se makaronat nuk ishin dukur kurrë kaq të shijshme, një pjesë e konsiderueshme e quajti videon “të shpifur” apo “poshtërim për gurën e femrës”.

Ndërkohë, modelja u kundërpërgjigj duke thënë:

“Mënyra se si vishem, flirtoj, kërcej apo bëj seks është në dorën time. Të jesh seksi është qejf dhe mua më pëlqen. Dhe nuk kam pse të kërkoj ndjesë për këtë.”

I një mendjeje me ta ka qenë dhe gazetari i njohur britanik, Piers Morgan.

“Ajo ka postuar diçka në Instagram që poshtëron, ul dhe shfuqizon figurën e femrës. Për atë zot, shko vish rroba dhe gjej një punë të hajrit për veten tënde!” është shprehur ai.

Gazetari ka shkruar gjithashtu në Instagram:

“Po pra, ja si t’ia dilni në jetë: zhvishuni dhe zhytuni në makarona, pastaj ankohuni pse meshkujt ju shohin si objekte seksuale.”

Nga ana tjetër, kolegia e tij gazetare, Susanna Reid i ka shkruar se mbase ky është këndvështrimi i Emily-s, kjo është mënyra e saj për të promovuar feminizmin.

Image
Piers Morgan
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat