Ed Sheeran është nderuar nga Princi Charles

Mediale Vip

Ed Sheeran është nderuar nga Princi Charles

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 14:42
Ed Sheeran dhe Princi Charles

Këngëtari britanik Ed Sheeran është nderuar me “MBE” nga Pallati Buckingham për kontributin e tij në muzikë. Këtë çmim Ed e pranoi nga Princi Charles.

Sheeran ka treguar për BBC nëse do të do të performonte në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle.

“Po, pse jo”, deklaroi ai me një buzëqeshje në fytyrë.

“Gjyshi im ishte një person që mbështeste parimin e monarkisë. Ai vdiq në këtë ditë para katër vjetësh, kështu që në fakt kjo është një koinçindencë e bukur. Mendoj se do të ishte shumë krenar”, u shpreh Ed.

“MBE” është Urdhri më i Shkëlqyeshëm i Perandorisë Britanike, dhe shpërblen kontribuuesit në art dhe shkencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat