Jeta private e Shkurte Gashit është vazhdimisht në fokus të mediave.
Ndonëse vetë nuk jep pothuajse asnjë detaj nga kjo pjesë, mediat vazhdimisht ‘gërmojnë’ në tentim për të gjetur diçka të re.
E së fundmi, u raportua se Shkurta është sërish beqare dhe i ka dhënë fund një lidhjeje të shumëpërfolur.
Por cila është e vërteta?
Prive nga burime pranë këngëtares ka arritur të mësojë se nuk ka ndryshuar asgjë nga kjo pjesë dhe Shkurta vazhdon të jetë në lidhjen të cilën e ka pranuar para pak muajsh në një intervistë.
Ndryshe, kjo s’është hera e parë që mediat e ndajnë Shkurte Gashin. Këngëtaren e njohur shpesh e kanë martuar, e kanë ndarë e madje edhe e kanë konsideruar shtatzënë në raportimet mediale që janë demantuar më pas.