A do të kemi këtë vit Big Brother? Ermal Mamaqi i zbulon këtë detaj Arbanës

Mediale Vip

A do të kemi këtë vit Big Brother? Ermal Mamaqi i zbulon këtë detaj Arbanës

Më: 13 janar 2018 Në ora: 09:03
Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi

Moderatorja e njohur Arbana Osmani  pritet të nisë gjatë muajit shkurt emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Ky do të jetë edicioni i dytë i këtij programi, ku Arbana vjen për herë të parë edhe si autore dhe konceptuese e tij.

Por në fotografinë e postuar ditën e sotme Arbanën e shohim më të lumtur se asnjëherë më parë, por edhe të vendosur . ‘Gjëra e mira janë rrugës,”-ka shkruar Osmani duke paralajmëruar kështu diçka të re. Shumë komentues kanë pyetur nëse bëhet fjalë për fillimin e edicionit të ri të Big Brother, por moderatorja nuk ka zbuluar asgjë më shumë.

Në këtë foto ka komentuar edhe Ermal Mamaqi, i cili shkruan: “Hajt për hajër mi goc… prapë e ?, ” , duke na lënë në medyshje për çfarë bëhet fjalë, por duke konfirmuar se bëhet fjalë për diçka që ajo e ka bërë edhe më parë. A do të kemi këtë vit Big Brother?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat