Si “ia piu gjakun” vjehrra Bes Kallakut, ja rrëfimi i aktorit

Mediale Vip

Si “ia piu gjakun” vjehrra Bes Kallakut, ja rrëfimi i aktorit

Më: 14 janar 2018 Në ora: 06:24
Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi

Këtë të shtunë, në "Xing me Ermalin", vijnë disa prej pjesëve më interesante të përmbledhura në "Best of", ku nuk mungojnë edhe fragmente jashtë kamerave.

Gjatë intervistës me aktorin e humorit Bes Kallaku, një ndër momentet më komike ishte padyshim kur aktori rrëfente për faktin se kishte dhuruar gjak për vjehrrën, jo një, por dy herë.

"Erdhi momenti kur mamaja e Xhensilës duhet të operohej dhe mjekët i thanë që dikush duhet të japë gjak. Shkoi Xhensila, ndërkohë që ishte 17 vjeç dhe i thashë nuk ke për të dhënë ti gjak, do jap vetë".

Ke dhënë gjak për vjehrrën? 

"Prit prit, nuk mbaron me kaq. Kaluan 6 muaj u sëmur prapë dhe dhashë gjak për herë të dytë. Dhe më merr një shok në telefon dhe më thotë ç'po bën? Ai i dinte të dyja rastet. I thashë: Po jap gjak për vjehrrën. Më tha: Ta piu gjakun vjehrra".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat