Reperi D.U.D.A nuk është shumë aktiv me projekte të reja.
Pas pothuajse një viti pauzë, reperi ka publikuar këngën e tij të re me titull “LND2GL” (London to Gilan).
Këtë projekt, Duda e solli në bashkëpunim me reperin me nofkën Unnitick, ndërsa këngës ia kanë shoqëruar edhe videoklipin.
Femra me veshje provokuese e lëvizje të “nxehta” janë ato që e shoqërojnë klipin e këngës më të re nga Duda.
Për tekstin e këngës janë kujdesur dy autorët e këngës, videon BUG Production, ndërsa 808 Melo.