Cima publikon një foto të vjetër të “Treshi Përsheshit”

Mediale Vip

Cima publikon një foto të vjetër të “Treshi Përsheshit”

Më: 14 janar 2018 Në ora: 13:09
Rasim Thaqi

Rasim Thaqi, Ibrahim Krajkova e Sevdai Radogoshi ishin zemra e humorit shqiptar për dekada Me personazhet e shumta të tyre ata gjithmonë sillnin diçka të re që pëlqehej nga të gjitha gjeneratat, e kështu për shumë gjenerata.

Në një kohë tre humoristët ikonikë ishin “Treshi Përsheshi”, një grup humoristik i cili nuk dështonte të sillte të qeshura në një kohë që ndryshe nuk ishte shumë e gëzuar,.

Rasim Thaqi – Cima në Instagramin e tij zyrtar ka postuar një foto të vitit 1987 ku shihen të tre humoristët në një palë rroba, duke aluduar në thënjen “3 në 1”.

I ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci në mes dhe Sevdai Radogoshi në të djathtë, kompletojnë treshen fantastike, humoret e skeçet e të cilës kanë mbetur relevante për vite e dekada.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat