Ledion Liço rrëfen çastin e puthjes së parë me Sarën: “Ishte si një film por ajo mendon se kam qenë tap” - Bota Sot
Ledion Liço rrëfen çastin e puthjes së parë me Sarën: “Ishte si një film por ajo mendon se kam qenë tap”

Mediale Vip

Ledion Liço rrëfen çastin e puthjes së parë me Sarën: “Ishte si një film por ajo mendon se kam qenë tap”

Më: 27 janar 2018 Në ora: 11:01
Ledion Liço dhe Sara Hoxha

Në fakt e kanë rrëyfer edhe më parë, Ledion Liço dhe Sara Hoxha se kënga e tyre është “All of me” nga John Legend, pasi kjo ka qenë kënga në sond kur ata për herë të parë kanë dhënë një puthje dhe kanë zyrtarizuar në këtë mënyrë dashurinë e tyre.

 

Te dielen ritransmetim i #thurje ne T-HD ora 17.00 All of me ???? @ledionl @sarahoxhaaa ??

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

I ftuar në “Thurje” me Jonida Vokshin, Ledioni ka rrëfyer gjithë skenën. Ka qenë Jonida në fakt e cila ka vendosur në sfond këngën për t’i lënë Ledionit të kuptojë se duhet të flasë pikërisht për këtë moment. Moderatori i “The Voice” ka treguar se puthja e tyre e parë ka ndodhur një natë në Dhërmi, teksa ka qenë mesnata e ditëlindjes së tij. “Sara më thotë se në këtë moment unë kam qenë tap por s’besoj. Në fakt ka qenë si film puthja e parë: në breg të detit, nën hënë të plotë dhe me këtë këngë në sfond” – ka treguar Liço i cili ka qenë gjithë kohës i emocionuar teksa ka folur për këtë çast të veçantë, që ka shënjuar dhe lidhjen e tij me Sarën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera