E zbathur...Kujt i kërkon falje me kaq përulje Elvana Gjata?!

Mediale Vip

E zbathur...Kujt i kërkon falje me kaq përulje Elvana Gjata?!

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 22:26
Elvana Gjata

Një nga materialet më të ndjera të albumit akustik ‘3, Live Sessions’ të Elvana Gjatës, siç ka treguar dhe këngëtarja ka qenë kënga ‘Më fal’, e shkruar nga vetë ajo dhe bashkëkompozuar me Pirro Çakon.

Këngëtarja ka hequr takat para 100 të ftuarve dhe shumë thjesht e njerëzisht ka thënë më fal.

“Unë shquhem si një njeri me shumë këmbë në tokë, dhe si e tillë dua t‘i heq pak këto takat… të paktën te kjo këngë, nuk jam për taka. Nuk i hoqa kot… mendoj se të gjithë ne kemi bërë në jetë të paktën një herë një gabim dhe e kuptoj shumë mirë sa e vështirë është të thuash më fal, por sa e bukur është kur dëgjon dikë të të thotë më fal. Unë jam këmbëzbathur dhe dua të këndoj ‘më fal’.”

“Sot dua të të them më fal

asgjë më shumë njeri unë jam

mos gjyko ti zemra ime, se kush e di

ndoshta dhe më keq do bëje ti…”

E pesta në radhë në koncertin akustik, kënga ‘Më fal’ mori dhe duartrokitjet më të mëdha nga publiku, pasuar nga një këngë shumë më ritmike.

‘Xhelozia’ mbylli mbrëmjen, një këngë me nota jazz, para së cilës Elvana tha ‘Mos u bëj xheloz, se vetëm ty të du’. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat