Soni Malaj zbulon të vërtetën e 'flirtit' me ushtarakun dhe puthjen me Blerim Destanin

Mediale Vip

Soni Malaj zbulon të vërtetën e 'flirtit' me ushtarakun dhe puthjen me Blerim Destanin

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 22:29
Soni Malaj

Soni Malaj do të mbahet mend për shpirtin dhe interpretimin e ndjerë që i dha disa prej këngëve të saj në vitet 2000.

Në një rrëfim për “Jo vetëm modë” këngëtarja ka ndarë me të gjithë, prapaskenat e klipeve të saj më të suksesshme.

“Ne donim të sillnim një histori dashurie me një ushatarak shqiptar të viteve 50-të. Por në vitet 50-të ne nuk kishim uniforma dhe kemi sajuar një uniformë marinari me flamurin shqiptar. Gjatë xhirimeve unë marr vesh që ‘aktori’ që luante marinsin kishte edhe të fejuarën aty dhe kur kishim skena bashkë këtij i binte telefoni se po vonohej shumë”, tregoi Malaj për prapaskenat e klipit të këngës “Të dua ty”.

Pas debutimit në kripin e këngës “Shpirti binjak”, aktori Blerim Destani dhe Soni Malaj u përfolën për një flirt dashurie që nisi në xhirime dhe vijoi më tej.

Ndonëse në atë kohë asnjë prej tyre nuk foli, e vërteta duket se zbulohet pas 10 vitesh.
“Blerim Destanin e kam zbuluar nga një lajm në gazetë. Po kërkonim një djalë perfekt për klipin pasi kënga ishte bërë hit. Arjon Muça ka qenë zgjedhja e parë, por na duhej dikush më maço. Dhe rastësisht në shtëpi shoh foton e Blerimit në një lajm dhe thash kush është ky djalë?

Më pas mora avokatin tim në telefon dhe i thashë. Ramë në kontakt me Blerimin dhe ka ardhur pa asnjë detyrim. Gjatë xhirimeve të klipit ka qenë e pranishme edhe nëna ime. Në skenar ka qenë edhe një puthje në fund të klipit, por duke qenë se kishte shumë njerëz e lam me një puthje shumë ‘friendly’”, tregoi më tej këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat