Pa panik, pa panik…Pasuria e Beyonce dhe Jay Z së bashku arrin kaq bilion dollarë!

Mediale Vip

Pa panik, pa panik…Pasuria e Beyonce dhe Jay Z së bashku arrin kaq bilion dollarë!

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 06:26
Jay Z dhe Beyonce

Ishit në punë sot? Po mendoni për ardhjen e të hënës pas së nesërmes? Epo, ngushëlloni veten që edhe të famshmit nëpër botë punojnë po kaq shumë, me diferencën e vetme se të ardhurat e tyre përkthehen në miliona dollarë…

E tashmë, ju ftojmë të përmbaheni, pasi Forbes ka deklaruar pasurinë e çiftit Beyonce dhe Jay Z, e nuk arrin miliona, por biliona të kartmonedhës amerikane. Po flasim për një shifër prej 1.16 bilion dollarëshe, që i klasifikon artistët ndër më të pasurit në rrethin e të famshmëve. Përfitimet burojnë nga këngët, albumet, shtëpia diskografike e Jay Z, firma e shampanjës së reperit etj.

Turet e përbashkëta muzikore ju kanë sjellë gjithashtu fitime marramendëse, e gjithçka e përmbledhur sjell shifrën prej 1.16 bilionësh. Lum si Blue Ivy dhe binjakët…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat