5 vjet pas ndarjes, Shpat Kasapi ka një pyetje për Afërdita Drejshajn

Mediale Vip

5 vjet pas ndarjes, Shpat Kasapi ka një pyetje për Afërdita Drejshajn

Më: 20 mars 2018 Në ora: 23:21
Shpat Kasapi dhe Aferdita Dreshaj

Lidhja e Afërdita Dreshajt dhe Shpat Kasapit ka qenë ndër më të komentuarat e showbizit e sidomos ndarja e tyre që bëri shumë bujë, edhe për faktin që çifti preferoi të mos prononcohej mbi arsyet që çuan drejt këtij vendimi.

Kanë kaluar 5 vite që nga ajo kohë, Afërdita tani është e fejuar me hokeistin çek Jakub Kindl dhe në qershor do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Ndërsa Shpati prej kohësh përflitet për lidhje të reja, por diçka konkrete nuk është bërë e ditur nga ai. Megjithatë këngëtarit duket se nuk i del e keqja me ish-partneren, Afërdita.

Mes qindra komenteve në foton e postuar nga Ermal Mamaqi ku shfaqet Xhesika Berberi, mikesha e ngushtë e Afërdita Dreshajt e cila do të jetë e ftuar në emision, “Xing.al” pikasi komentin e Shpat Kasapit.

“Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, komenton Shpat Kasapi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat