Lovato dhe Jonas bllokohen në ashensor për katër orë

Mediale Vip

Lovato dhe Jonas bllokohen në ashensor për katër orë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 10:34
Demi Lovato dhe Joe Jonas

Duket se Demi Lovato dhe Joe Jonas janë të lidhur përjetësisht. Edhe pse të ndarë që prej vitit 2010, ata vijojnë të jenë miq e të bashkëpunojnë. Ish-çifti ka qenë pjesë e një situate jo të zakontë.

Lovato dhe Jonas janë bllokuar në ashensor për katër orë së bashku me disa kolegë të tyre, Cole Whittle dhe JinJoo Lee. Jonas e dokumentoi këtë ndodhi në Snapchat.

“Jemi bllokuar në ashensor prej katër orësh,” tha ai përpara se të psherëtinte thellë. Dyshja e të rinjve mund të kenë qëndruar brenda në ashensor për katër orë, por ata nuk dukeshin aq të shqetësuar nga qëndrimi i gjatë aty.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat