Këngëtari i njohur Alban Ramosaj nuk është shumë aktiv me projektet muzikore por iu qëndron afër fansave duke postuar imazhe të ndryshme në rrjete sociale.
Projekti i tij i fundit ishte kënga ‘Bitchi Mesnatës’ i cili pati reagime të shumta për shkak të skenave të nxehta të përfshira në videoklip.
Por, pas një pause të gjatë duket se pritje i ka ardhur fundi pasi që Albani ka filluar përgatitjet e këngës më të re.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtari simpatikë ka treguar se projekti i ri mban titullin ‘Ike’ ndërsa nuk ka zbuluar detaje të tjera.