Ndërron jetë në moshën 20-vjeçare këngëtari i njohur

Mediale Vip

Ndërron jetë në moshën 20-vjeçare këngëtari i njohur

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:35
Jackson Odell

I njohur nga “The Goldbergs”, këngëtari dhe aktori Jackson Odell është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.

20-vjeçari është gjetur i vdekur në një shtëpi rehabilitimi në San Fernando Valley të Hollywoodit. Odell po qëndronte atje për të tejkaluar problemet me drogën. Shkaku i vdekjes nuk dihet ende por po pritet përgjigja e autopsisë.

20-vjeçari e ka nisur karrierën e tij që në moshën 12-vjeçare. Ai luante rolin e “Ari” në serialin “The Goldbergs”, aktori në “The Fosters”, “Family Modern” dhe “iCarly”.

Gjithashtu luajti në filmin e vitit 2011 “Judy Moody dhe Not Bummer Summer” me Heather Graham. Odell shkroi këngë për filmin romantik “Forever My Girl” të vitit 2018, duke përfshirë “Wings of an Angel”. Odell kompozonte, këndonte dhe bënte covers. të cilat i postonte në kanalin e tij në YouTube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat