Rihanna dhe Sandra Bullock në filmin e ri “Ocean’s 8”!

Mediale Vip

Rihanna dhe Sandra Bullock në filmin e ri “Ocean’s 8”!

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:51
Rihanna dhe Sandra Bullock

Ocean’s 8 është filmi më i fundit ku si asnjëherë më parë mbizotërojnë femrat! Emra të njohur të Hollywood si Cate Blanchett, Sandra Bullock dhe Rihanna sjellin në ekran një ide të re të filmave të suksesshëm Ocean’s XXX.

Ocean’s 8 i ka qëndruar strikt teorisë së tyre “të gjitha femra” duke intriguar shikuesit dhe duke i emocionuar me pjesëmarrjen e aktoreve të tyre të preferuar.

E sapo liruar nga burgimi, Debie (Sandra Bullock), e apasionuar pas sendeve të luksit, krijon një grup të ri me të cilin planifikon të shtien në dorë me çdo kusht këto sende.

Si cdo film, edhe Ocean’s 8 ka hasur dhe kritikat e tij të para.

Benjamin Lee shkruan për The Guardian: “Një film i parafinuar dhe i regjisuar pa ndonjë kujdes të madh i hedh poshtë të gjithë yjet të cilët nuk mundën ta shpëtonin filmin.”

Ka patur dhe kritikë te cilët e kanë pëlqyer humorin e filmit.

“Veprimet ilegale të New Yorkut janë të bukura; suspansa dhe mbledhja e grupit të çonte tek ylli i këtij filmi: Anne Hathaway,” shkruan Brian Truitt/ USA Today.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat