Burri i princeshës merr pesë ditë afat të shkojë në burg

Mediale Vip

Burri i princeshës merr pesë ditë afat të shkojë në burg

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:56
Burri i princeshës

Gjykata në Palma de Majorka i dha sot bashkëshortit të princeshës spanjolle Kristina, Inaki Urdangarin, afat pesëditorë për të filluar vuajtjen e dënimit me burg prej pesë vjet e 10 muaj.

Inaki Urdangarin, i cili jeton me princeshën spanjolle Kristina dhe katër fëmijët e tyre në Zvicër, u paraqit para gjykatës për t'u njoftuar se kur ai do të fillonte të vuante dënimin, trasnmeton Reuters.

Gjykata më e ulët e kishte gjetur princeshën Cristina, gruan e Urdangarin dhe motrën e mbretit, jo fajtorë për akuza penale, por e gjobiti rreth 312.000 dollarë për përfshirjen e saj në bizneset e bashkëshortit të saj. Sot, Gjykata e Lartë e uli atë shumë në gjysmë.

Rasti daton nga viti 2011, kur filloi një hetim në aktivitetet e biznesit të Urdangarin, i cili përfshinte kryesisht organizimin e ngjarjeve sportive për qeveritë rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat