Fundjavat plot dashuri të Argjentina Ramosajt me bashkëshortin në malet e Rugovës

Mediale Vip

Fundjavat plot dashuri të Argjentina Ramosajt me bashkëshortin në malet e Rugovës

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 15:22
Argjentina Ramosaj dhe Dukagjini

Këngëtarja Argjentina Ramosaj këtë vit ka qenë shumë aktive me prurje të reja në muzikë.

E nisi me një bashkëpunim me reperin Vig Poppa, më pas vazhdoi me këngën solo “A ma jep”, teksa më vonë solli edhe duetin e ri me Seven Saraqin.

Këto tri projekte të saj u pëlqyen shumë, teksa këngëtarja ka vendosur që të mos ndalet, por përkundrazi është kthyer sërish në studio për të punuar rreth projekteve të reja.

Ditë më parë, ajo shijoi disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin dhe djalin e tyre të vogël në malet e Rugovës.

Ata kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi, ku shfaqen mjaft të lumtur dhe të dashuruar pranë njëri-tjetrit.

Argjentina gjithmonë është shquar për stilin e saj unik, dhe mënyrën se si i kap fotografitë, duke u dukur gjithmonë e hishme dhe tërheqëse në mes të natyrës.

Bashkëshorti i saj duket gjithashtu shumë i përkushtuar ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mban gjithmonë afër.

Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, duket se çifti kanë kaluar një fundjavë të këndshme nën panoramat piktoreske që ofrojnë bjeshkët e nemura. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat