Ja sa kushtoi unaza e fejesës e Ariana Grande!

Mediale Vip

Ja sa kushtoi unaza e fejesës e Ariana Grande!

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 20:52
Pete Davidson dhe Ariana Grande

Ariana Grande na surprizoi të gjithëve me fejesën e saj që duket sikur doli nga hiçi, por arriti të na linte pa fjalë kur pamë unazën e saj mahnitëse.

Pete Davidson duket se e ka pasur me shumë merak unazën për të fejuarën e tij dhe ka zgjedhur që të bëj një unazë me porosi. Një diamant, në formën e pikës së lotit shkëlqen mrekullisht në dorën e yllit të popit dhe kur morëm vesh çmimin ngelëm me gojë hapur!

Plot  93000 $ ka shpenzuar Pete për të dashurën e tij të zemrës, për të cilën mesa duket nuk kursen aspak.

Sipas “TMZ News” për unazën e yllit të popit janë dashur plot dy javë dhe unaza mban firmën e argjendarit nga Nju Jork, Greg Yuna i njohur ndryshe Mr. Flawless.

Përsa i përket çiftit të sapo fejuar, ata kanë nisur festimet në Disneyland të hënën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat