Lansohet “E jemja”, dueti i radhës nga Agon Amiga dhe Cozman

Mediale Vip

Lansohet “E jemja”, dueti i radhës nga Agon Amiga dhe Cozman

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:47
Agon Amiga dhe Cozman

“E jemja” titullohet bashkëpunimi më i ri dy reperëve të Babastars, Agon Amiga dhe Cozman, që e kanë sjellë me videoklip.

Projekti është prodhim i Bigdeal Records që e ka realizuar muzikën, ndërsa për melodinë dhe tekstin janë kujdesur dy reperët.

Për anën vizuale është kujdesur Mojo Production, ndërsa është një klip veror që i përshtatet pikërisht sezonit aktual, i xhiruar në bregdet. Në refren këndon Tim.

Natyrisht se në një video të tillë muzikore nuk mund të mungojnë femrat me bikini që vënë në pah format e tyre trupore.

Një prej dueteve më të fundit ndërmjet Agon Sylejmanit dhe Ylber Abdullahut ishte kënga “Prej Tirone” që u publikua në fund të muajit mars.

Projekti u prit shumë mirë nga fansat e reperëve dhe ka kaluar shifrën prej tre milionë shikimesh në YouTube.

“Shih t’i kishe” ka qenë një tjetër bashkëpunim i suksesshëm i dyshes së BabaStars që është lansuar në nëntor të vitit 2017. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat