Para nisjes për në Suedi, Rita shfaqet me këtë veshje në aeroport

Mediale Vip

Para nisjes për në Suedi, Rita shfaqet me këtë veshje në aeroport

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 07:55
Rita Ora

Rita Ora është këngëtarja shqiptare që gëzon famë ndërkombëtare.

Ajo është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës, ku pritet shumë mirë nga fansat e saj.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaqet tek aeroplani privat para nisjes për në Suedi, ku është e ftuar të performojë.

Këngëtarja kishe veshur një palë pantallona të shkurtër, një bluzë të bardhë dhe çizme me taka, stil në të cilin dukej tejet joshëse.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Rita Ora është “Girls”, këngë kjo në duet me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat