Orgesa Zaimi tregon planet për të bërë fëmijën e tretë

Mediale Vip

Orgesa Zaimi tregon planet për të bërë fëmijën e tretë

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 09:21
Orgesa Zaimi m fëmijët

Orgesa Zaimi edhe pse ende e reështë nënë e dy fëmijëve, Bora dhe Kroni. 

Këngëtarja shpesh ndan në rrjetet sociale momente të ëmbla që kalon me ta dhe vihet re marrëdhënia e ngushtë që ka me vogëlushët. E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Rudina” Orgesa ka folur për ndjesinë e të qenurit nënë dhe si po e përjeton ajo këtë periudhë.

“Unë i kam mësuar me orare qëkur kanë qenë të vegjël, ato flenë në 9. Mund të bëjmë një shkelje deri në 10 kur është ndonjë film, apo diçka që iu intereson. Im shoq ma ka lënë mua këtë pjesën e ‘polici i keq, polici i mirë’. Ai është gjithë kohën polici i mirë dhe më takon mua ta vë rregullin. Por për fëmijët jam shumë e bekuar kam dy fëmijë shumë të dashur dhe ekspresivë”, shprehet këngëtarja.

Ndërkohë e pyetur nga moderatorja për planet e një fëmije të tretë Orgesa tregon se do e mendojë pasi të bëhet 40 vjeç.
“Nuk e di, nuk mund të themi asnjëherë jo. Më pëlqen kur të shkoj 40 vjeç. Kur të arrij këtë moshë do ta mendoj të bëj një fëmijë të tretë”, tha Orgesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat