David Beckham ka një lidhje shumë të veçantë me të bijën dhe këtë e tregon gjithmonë. Ai është një baba i përkushtuar dhe në çdo dalje publike me Harper kemi vënë re që ylli është në dispozicion të vogëlushes së tij. Dhe në fakt e vogla Beckham gjithnjë duket se është në qendër të vëmendjes, për dashurinë dhe ëmbëlsinë rrezaton.
Por sot është një ditë e veçantë në familjen Beckham, e vogla e tyre Harper festoon ditëlindjen e saj të 7-të. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, sytë e gjithëve janë tek ajo, për ta suprirzuar që në momnetin kur hap sytë në mëngjes.
Mami Victoria është kujdesur për t’ja mbushur dhomën plot me tullumbace dhe dhurata.
E ndërsa babi David, do të uronte bukur, siç di ai në lidhje me dashurinë e tij speciale, Harper, thjesht me një foto në instagram, ku shkuan:
“E ç’mund të them tjetër për Princeshën time, ajo është perfekte në çdo lloj forme, Gëzuar ditëlindjen vajza ime, që çdo ditë më bën të buzëqesh”