Futbollistët Granit dhe Agon Xhaka në mbështetje të qëllimeve solidare

Mediale Vip

Futbollistët Granit dhe Agon Xhaka në mbështetje të qëllimeve solidare

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 15:14
Granit dhe Agon Xhaka

Futbollisti Granit Xhaka ishte një nga shqiptarët më të spikatur të Botërorit 2018.

Së fundmi, ai është vënë në mbështetje të kampanjës bamirëse dhe vullnetare për fëmijët me aftësi të kufizuara, “Do të doja të…”.

Ai së bashku me kushëririn e tij Agonin, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqen së bashku të veshur me bluza, në të cilat shkruhet “Do të doja të…”.

Nga shitja e këtyre bluzave mblidhen fondet të cilat shkojnë për bamirësi.

“Ne së bashku e përkrahim kampanjën “Do të doja të…” e cila është solidare dhe ndihmon fëmijët me nevoja të veçantë. Bëhuni edhe ju pjesë e kampanjës me blerjen e bluzës që të grumbulloni fondacionin për këta fëmijë me nevoja të veçanta”, ka shkruar Graniti në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Kauza sensibilizuese “Do të doja të” ka nxjerr në shitje që nga 16 janari këto bluza, në të cilat figuron edhe logoja e kampanjës.

“Me blerjen e bluzës ju dhuroni mjete financiare prej 10 eurosh të cilat do të na ndihmojnë për realizimin e aktiviteteve të ndryshme që “Do të doja të” ofron për fëmijët me nevoja të veçanta. DHURO BUZËQESHJE!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të kësaj kampanje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat