Vedat Bajrami në projektin e ri filmik si ushtar i UÇK-së

Mediale Vip

Vedat Bajrami në projektin e ri filmik si ushtar i UÇK-së

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 09:41
Vedat Bajrami

Vedat Bajrami është një ndër aktorët më të mirë të humorit shqiptar.

I njohur me rolin e “Likit” te seriali “E-gjeli”, aktorin do ta shohim edhe në një projekt të ri filmik.

Në fakt, si rrallëherë atë do të jemi dëshmitar ta shohim në rolin e një aktori që nuk do t’i bën të qesh fansat.

Bajrami ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale teksa shihet i veshur si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjersa mban në duar një armë dhe është paksa i gjakosur.

 

????????shooting Film “Shpata prej Druri” në Regji të Emre Konuk

A post shared by Vedat Bajrami (@vedatiofficial) on

“Shpata prej Druri” në regji të Emre Konukut është filmi ku do ta shohim 38-vjeçarin.

Kujtojmë se i veshur si ushtar e kemi parë edhe në disa skeçe të vogla të transmetuara në televizionet kosovare.

Ndryshe, Vedatin do ta shohim edhe në sezonin e ri të serialit “E-gjeli”, i cili do të transmetohet në RTV Dukagjini. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat