Shpat Deda për të dashurën: Jam shumë i lumtur dhe i bekuar që e kam në jetë

Mediale Vip

Shpat Deda për të dashurën: Jam shumë i lumtur dhe i bekuar që e kam në jetë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 09:45
Shpat Deda dhe Blerta

I ftuar në emisionin veror “21 Gradë” ishte këngëtari i mirënjohur, Shpat Deda ku foli për projektet e reja si dhe jetën private.

Shpati tha se muajve të fundit e ka pasur një periudhë shumë produktive dhe ka shkruar disa këngë të reja të cilat pritet që t’i incizojë, ndërsa është duke menduar se çka do të lansoj pas projektit “Ninullë” të publikuar një vit më parë.

Ai gjithashtu tregoi se është duke i organizuar disa koncerte në qytetet kryesore të Kosovës.

Ndër sa i përket jetës private, Shpat Deda tha se ka tetë vite që është në lidhje dashurie me Blertën dhe se është shumë i lumtur.

“E kam një lidhje shumë të mirë, në shumë aspekte, është personi i parë të cilit ia tregoi këngët e reja e cila gjithë më mbështet me ideja. Jam shumë i lumtur dhe i bekuar që e kam në jetë”, ka thënë Shpati.

Shpati ka treguar se ka këngë të cilat në albumin e dytë ia ka shkruar për të dashurën, mirëpo nuk ka zbuluar se cilat janë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat