Aktorja e famshme në problem për shkak të skandalit seksual

Mediale Vip

Aktorja e famshme në problem për shkak të skandalit seksual

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 18:37
Allison Mack

Aktorja 35-vjeçare e Hollywoodit Allison Mack është në telashe të madhe për shkak të skandalit seksual, pasi akuzohet se është pjesë e një kulti seksual në të cilin ajo solli pasuesit e rinj.

Ylli i serisë "Smallville" është aktualisht nën arrest shtëpiak në Kaliforni për shkak të dyshimit se ishte vetëshpallur dora e djathtë e Keith Raniere, i cili akuzohet për shumë krime ndaj grave brenda kultit seksual NXIVM.

Allison solli pasuese të reja, të cilat do të bëheshin së shpejti skllevër seksi dhe gjykata urdhëroi arrestin e saj shtëpiak me kaucion prej pesë milionë dollarësh.

Aktorja u përpoq të prezantojë një numër të madh të yjeve të filmit dhe muzikës në sekte, dhe me sa duket ajo vetë mori pjesë në poshtërime, pasi sipas hierarkisë në sekt kishte të drejtë në këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat